Lajme Arkiva 2003

200.000 familje duhet të përfitojnë rimbursim të faturave të energjisë elektrike pas rritjes së çmimit të energjisë. Ky është konkluzioni i parashtruar nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale për miratim në qeveri.

“Të gjitha këto kategori janë studiuar, është bërë një studim i posaçëm në disa zona të vendit, janë përjashtuar ato familje të cilat kanë më shumë të ardhura dhe sigurisht nuk do të përfshihen në këtë skenë dhe të tjerë të cilët mbeten rreth 200-199 mijë familje. Për këtë është projektuar që në procesin e zbatimit të projektvendimit të kompensohet pjesa e energjisë, çmimi i rritur i energjisë deri në 250 kilovat orë”.

Skema në bazë të së cilës familjet me të ardhura të pakta përfitojnë rimbursimin merr parasysh familjet e asistuar nga shteti me ndihmë ekonomike, familjet e invalidëve, familjet e pensionistëve të vetmuar dhe familjet e personave me aftësi të kufizuara. Rimbursimi llogarit rritjen e çmimit të energjisë vetëm me 1 Lekë për kilovat orë energji elektrikë në muaj.

Efektet e rimbursimit parashikohet të hyjnë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm ndërkohë që korporata energjetike shqiptare në bazë të energjisë të miratuar në qeveri parashikon rritje të përshkallëzuar të çmimit të energjisë elektrike deri në 13 Lekë për kilovat orë në vitin 2008./tvklan.al