Kujtdo që i bie rruga nga autostrada Tiranë-Durrës nuk mund të mos ndjehet i kërcënuar nga një përplasje aksidentale apo të kthehet në dëshmitarë të skenave të llahtarshme me aksidente me vdekje. Një prej projekteve të trumbetuara si shpëtimtar i rrezikshmërisë së autostradës, qarkullimit të lirshëm, si dhe i vetë bizneseve që gjenden përgjatë saj ai i ndërtimit të rrugës dytësore të ngecur në vend.

Ne vendosëm të udhëtojmë me kamerën  tonë përgjatë kësaj rruge, këtu nuk punohet prej kohësh, por krahas kësaj rruga ndërpritet befas dhe në mes të saj ushtron aktivitetin një subjekt privat. Duket se firma që ka marrë përsipër punimet në këtë segment dytësor nuk e ka parë të arsyeshme prishjen e objektit, duke devijuar kështu nga projekti me të cilin ka fituar dhe tenderin or ndërtimin e rrugës, një investim disa milionësh i taksapaguesve shqiptarë.

Po krahas shkeljeve në projekt kjo ndërprerje e befasishme e rrugës është kthyer edhe në një kërcënim real për qarkullimin rrugor, qindra automjete që marrin këtë rrugë për të evituar autostradën janë të detyruar papritur të kthehen pas. Një fakt që e zhvesh këtë segment dhe nga qëllimi për të cilin është parashikuar të ndërtohet. Kjo absurd, por dhe rrezikshmëria e tij u kushton çdo ditë taksapaguesve, atyre që kanë investuar për të arritur së paku një standard më tepër./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani