Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Fundjava shënon dhe numrin rekord të automjeteve që dalin nga kryeqyteti në drejtim të plazhit të Durrësit. Më e theksuara është kjo gjatë këtyre ditëve të Gushtit. Trafiku më i rënduar ka qenë kjo në orët e para të mëngjesit dhe pikërisht nga ora 8 deri në orën 10, megjithatë qarkullimi i automjeteve ka vazhduar normalisht pa bllokime të superstradës Tiranë-Durrës.

Shërbimi i policisë rrugore ka përforcuar kontrollet përgjatë kësaj nyje të rëndësishme rrugore ku është parë shtimi i efektivëve të policisë në shërbim. Ndërsa në orët e vona të mbrëmjes, fluksi i automjeteve që kthehen në Tiranë nuk është aq i ndjeshëm sa në orët e mëngjesit për shkak të kthimit të pushuesve në orë të ndryshme të mbrëmjes./tvklan.al