Kështu mendojnë prindërit shqiptar të cilët përpiqen që droga të qëndrojë sa më larg fëmijëve të tyre. Por, helmi i bardhë po prek gjithmonë e më shumë të rinjtë. Sipas një raporti të programit të Kombeve të Bashkuara PNUD, në Shqipëri aktualisht, numri i përdoruesve të llojeve të ndryshme të drogës llogaritet 55 persona për 1 mijë banorë. Ndërsa në vitin 1998 vetëm 30 persona në 1000 e përdornin helmin e bardhë.

Më e prirur ndaj përdorimit të substancës është grupmosha e re 16-23 vjeç, ndërsa numri më i madh i përdoruesve janë djem , rreth 5 herë më shumë se vajza. Prindërit shqiptarë, dhe pse ende me mentalitetin se familja është baza e edukimit, fiksohen dhe nga shoqëria e fëmijëve të tyre. E vetmja mundësi për parandalimin e këtij fenomeni është forcimi i ligjit për trafikantët e drogës./tvklan.al