Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha pati një takim me shefin e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, Robert Barry, të cilët patën në qendër të bisedimeve të tyre çështjen e zgjedhjeve. Berisha nuk ka sqaruar gjerësisht për atë që diskutuan rreth zgjedhjeve duke patur parasysh kërkesat e opozitës për listat e votuesve dhe balancim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sali Berisha: Unë paraqita dokumente në të cilat dëshmohet se është Celibashi një bandit i vërtet që nuk njeh as ligj e as moral, nuk ka kod dhe asgjë tjetër, dokumente në të cilat Celibashi ka shpallur fitues kryetarët e minibashkive me katër firma duke mashtruar dhe falsifikuar sikur ka qenë me 5 firma. Dokumente me të cilat ka shpërndarë këshillin si një banditë i vërtetë. Unë mendoj se këto dokumente do të pasurojnë më tej raportin për këto zgjedhje tërësisht të dështuara në Shqipëri./tvklan.al