Lajme Arkiva 2003

Lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Fatos Nano për pengimin e përfundimit të plotë të reformës zgjedhore. Edhe pse ka vlerësuar amendamentet e komisionit dy palësh, zoti Berisha ka deklaruar se çështjet e sistemit elektoral, kandidatët e pavarur dhe fenomeni i Dushkut, mbeten peng i vullnetit të zotit Nano.

Sali Berisha: Zoti Nano përpiqet që nëpërmjet copëtimit të reformave dhe jo kompletimit të reformës zgjedhore të garantojë mbijetesën e tij të paligjshme. Ne kemi një kërkesë të prerë nga ODIHR, nga Bashkimi Evropian, nga OSBE, nga të gjithë,  urdhëro të plotësojmë detyrimin. Do ti mbajë prapë ai do të mbijetoj me Dushqe dhe me kandidat të pavarur? E ka gabim shumë, do ketë shumë pasoja. E ka shumë gabim! Kjo është çështja themelore e jona, kjo është çështja që përcakton të gjitha qëndrimet tona.

Zoti Berisha ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë bisedime për tryeza partiake, institucionale dhe takime brenda dhe jashtë vendit për të futur në rrugën e zgjidhjes të treja këto çështje që sipas tij janë bazat e manipulimit të një procesi elektoral./tvklan.al