Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në rast të pazakontë ka ndërhyrë për çështjet e brendshme të Partisë Socialsite, ndryshe nga më parë kur shprehej se çështjet e tyre nuk më përkasin mua.

Komenti i Berishës la të bëjë me ndryshimet e bëra në statutin e Partisë Socialiste, për konkurrimin e kryetarit të partisë në kongresin e 12 Dhjetorit.

Sali Berisha: Ju garantoj se po ndiqet kjo praktikë pra në hapat e mëtejshme të ruçizimit, kriteri i vetëm për tu bërë kryetar në qoftë se në kongresin e ardhshëm do kesh 15 minuta të drejtë, në kongresin pasardhës do katandiset me 3 minuta dhe në kongresin e tretë suksesiv duhet të jesh memec.

Kryedemokrati i ka siguruar gazetarët se pas kongresit socialistët do të kalojnë në opozitë./tvklan.al