Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Udhëheqësit e Kosovës i kanë bërë thirrje dy ditë më parë gjithë të shpërngulurve gjatë ose pas luftës të kthehen në Kosovë, në shtëpitë e tyre. Kjo është hera e parë që udhëheqësit më të lartë kosovarë bëjnë ftesën publike për të larguarit, pjesa më e madhe e të cilëve janë serb.

Letra është nënshkruar nga presidenti Rugova, kryeministri Rexhepi, kryetari PDK Hashim Thaçi, kryetari i AAK Ramush Haradinaj dhe komandanti i trupave të mbrojtjes në Kosovë Çeku. Kësaj i janë bashkuar dhe përfaqësuesit e pakicave jo serbe në Kosovë. Përshëndetja e parë e kësaj nisme ka ardhur nga misioni i OKB-së në Kosovë dhe personalitete të UMNIK-ut.

Në mbështetje të kësaj letre ka dalë dhe lideri demokrat Berisha. Ai e konsideron një hap të rëndësishëm të paqes së shoqërisë kosovare.

Sali Berisha:- “Dëshiroj t’i bëjë thirrje kryeministrit të Serbisë Zoran Zhivkoviç, të inkurajojë edhe ai dhe qeveria serbe, procesin e rikthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre. I bëj thirrje udhëheqjes politike të Kosovës, të ndërmarrë një hap tjetër po kaq të rëndësishëm, një paketë masash, të cilat duhet të kenë si një qëllim, pajtimin në shoqërinë kosovare”.

Ndërsa liderët politik serbë, shprehen skeptikë ndaj apelit të kthimit të refugjatëve të Kosovës dhe apelit që i ka bërë qeveria kosovare. Sipas tyre, lidershipët shqiptarë nuk garantojnë punë dhe siguri./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti