Ashtu siç kishin paralajmëruar, demokratët dolën sot në sheshin “Skënderbej”, por jo me entuziasmin dhe pjesëmarren që prisnin. Pjesëmarrja më e vogël se mitingjet e mëparshme dhe mungesa e agresivitetit është reflektuar dhe në fjalën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Të mos harrojmë se në rast se ne pranojmë këto zgjedhje, zgjedhje të lira kurrë nuk do të kemi më. Se në rast se ne nuk ç’bëjmë këto zgjedhje, zgjedhje të lira nuk do të ketë më. “

Më i ashpër ka qenë kryetari i PD-së së Tiranës Vili Minarolli i cili u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në miting të dalin përpara zyrave të pushtetarëve. /tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego