Samsung po shpreson se do të joshë admiruesit e teknologjisë, fitness-it dhe regjimit të shëndetshëm me pajisjen më të re, Galaxy Ring.

Pajisja e re u prezantua ditën e mërkurë në eventin Galaxy Unpacked dhe thuhet se ashtu si shumë prej pajisjeve të tjera, funksionon përmes Inteligjencës  Artificiale.

Unazat inteligjente përdorin sensorë të vegjël për të vëzhguar parametrat e shëndetit dhe janë një produkt që së fundmi tërhoqi vëmendjen për shkak se u vu re përdorimi i tyre prej lojtarëve të kombëtares angleze.

Samsung po përpiqet ta ndryshojë këtë duke u bërë gjiganti teknologjik më i madh që hyn në tregun e unazave inteligjente. Aktualisht dominon një firmë teknologjike finlandeze, Oura.

Analisti i CCS Insight, Ben Wood thotë se ky është “një bast interesant” për Samsung sepse mendohet se deri në vitin 2025 do të jenë rreth 4 milionë unaza inteligjente në treg.

Megjithatë, mendohet se Samsung mund të ndihmojë për t’i bërë këta aksesorë më të përqafuar nga përdoruesit.

Një nga zëvendëspresidentët e gjigantit teknologjik deklaroi se nxjerrja në treg e kësaj unaze është “një moment i rëndësishëm” për kompaninë./tvklan.al