Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka kërkuar Serbisë që ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Gjatë një telefonate të zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Scholz ka theksuar rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. BE ka thënë se palët nuk kanë nisur ende zbatimin e saj në praktike duke fajësuar njëra-tjetrën.

Marrëveshja prej 11 nenesh ndër të tjera parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë si dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore. BE dhe Gjermania po ashtu kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, të gjitha marrëveshjet e mëparshme të arritura në vite gjatë dialogut.

Klan News