Europiani është çdo ditë e më afër dhe emocionet për të parë kombëtaren në fushën e blertë vetëm shtohen. Nevil Deda është mjaft optimist për ecurinë e ekipit në kampionat e madje u shpreh gjatë programit“Aldo Morning Show” në Tv Klan se edhe nëse humbim, duhet të jemi krenarë që ndodh para një kundërshtari të fortë. Trajneri evidenton në aspektin që duhet të përforcojë skuadra gjatë kampionatit, sulmin apo mbrojtjen.

Nevil Deda: Në këndvështrimin tim, edhe si tifoz por edhe nga profesioni që mbuloj, duhet të jemi të fortë si  skuadër në mbrojtje. Kemi elementë më të fortë përpara, jo se nuk është Gjimshiti ai i duhuri për çdo lloj niveli, por duhet të shpreshim si skuadër që ne jemi të fortë dhe mos të gabojmë në asnjë situatë sepse përballë kemi dy kampione Europe apo bote dhe kemi Kroacinë që ka dalë deri tek e dyta në botë. Ne duhet të mos bëjmë asnjë gabim dhe pastaj me cilësitë e djemve të talentuar që kemi përpara sepse ekipi më i dobët përballë më të fortit, në 90 minuta nëse nuk goditet asnjëherë, një herë do të vendoset gabim, do të ketë një rreshtim gabim me kundërshtarin.

Sipas Dedës, fokusi kryesor duhet të jetë te ndeshja e parë me Italinë pasi nuk duhet humbur.

Nevil Deda: Unë jam i bindur që duhet të bëjmë 4 pikë por se kujt do ia marrim këtë s’e di.

Aldo: Italisë s’e besoj, Kroacisë ndoshta?

Nevil Deda: Për mua është ndeshja e parë që nuk duhet ta humbin se pastaj Italia do të përplaset me  Kroacinë dhe Spanjën, ato përplasen njëra me tjetrën, te ndeshja e tretë mund të jetë dikush i kualifikuar, mund të jetë jashtë loje komplet, nuk i dihet sesi vjen historia.

Trajneri mendon se mungesa e traditës së futbollit është disavantazh, por shpreson që  të mund të sfidohet kjo mangësi.

Unë shpresoj mos të bëjmë gabime dhe të kemi fatin me vete që është gati 30-40% në këtë futbollin e sotëm”, përmbylli Deda./tvklan.al