Klubet po përgatiten për sezonin 2024/2025, kështu që përveç fazës përgatitore, disa prej tyre po investojnë në afrimin e lojtarëve të tjerë veç atyre që kanë në dispozicion.

Në këtë kuptim, ajo që po shpenzon më shumë për nënshkrimet është Aston Villa, me përforcime si Philippe Coutinho, Enzo Barrenechea dhe Leander Dendoncker. Në total akumulon 176 milionë euro për 13 futbollistë.

Në vend të dytë figuron Bayern Munich me një investim prej 145 milionë për 19 lojtarë, mes tyre: Arijon Ibrahimovic, i rritur në akademinë e vet, Gabriel Vidovic dhe Malik Tillman.

Në vend të tretë Olympique de Lyon, 17 lojtarë për shumën totale 134 milionë. Tino Kadewere, Mamadou Sarr, Florent Sánchez dhe Amin Sarr janë disa prej tyre.

Tv Klan