Ka nisur në orën 10:12 seanca e sotme plenare. Edhe këtë herë, me zhurmën e bilbilave dhe deputetët e PD-së të bërë grumbull te foltorja.

Seancën e drejtoi Ermonela Felaj e cila u kërkoi deputetëve që të respektojnë dy ditë të shënuara, Festën e Mësuesve dhe të Grave.

“Ditë e veçantë me shumë emocion, në emër të Kuvendit do doja të uronim të gjtihë mësuesit, edukatorët, pedagogët, do ia vlente sadopak respekt sepse shqiptarët kanë dy ditë të shënuara. Sjellja juaj sot do duhej të ndryshonte”, u shpreh Felaj.

Megjithatë situata vijoi e njëjtë.

Pavarësisht aksionit opozitar, këtë të Enjte në sallën e Kuvendit mazhoranca votoi Projektligjin për Burimet Ujore, Projektligjin për Turizmin, ndryshimet në Ligjin për Investimet Strategjike, dhe ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës së Ndryshuar.

Shikoj kartonat, jo fjalët!”, theksoi Felaj teksa kërkoi votimin nen për nen të projektligjeve përkatëse./tvklan.al