Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi rregullore për heqjen e vizave Shengen me afat qëndrimi tremujor për mbajtësit e pasaportave serbe në Kosovë, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe.

Kjo siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash. Vendimi pritet tu lehtësoje lëvizjen për rreth 18.000 banorëve serbë të Kosovës që mbajnë këto pasaporta.

Më 16 nëntor 2023, Komisioni publikoi një propozim për të hequr këtë përjashtim. Amendamenti i rregullores përkatëse u miratua nga Parlamenti i mëparshëm Evropian gjatë seancës plenare përfundimtare, në prill 2024.

Që nga dhjetori i vitit 2009, mbajtësit e pasaportave biometrike serbe ishin të përjashtuar nga kërkesa për vizë kur udhëtonin në zonën Shengen.

Një kategori e mbajtësve të pasaportave serbe ishte përjashtuar nga lirimi i vizave në atë kohë, përkatësisht mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe në Beograd.

Klan News