Gjatë konferencës për shtyp, numri 2 i qeverisë Ivica Dadic, njëkohësisht dhe ministër i Brendshëm deklaroi se qeveria e tij po diskutonte për të dorëzuar aplikimin gjatë presidencës çeke të bashkimit Evropian. Përgjigja për komisionarit europian të zhvillimit Olli Rehn menjëherë më pas ishte se aktualisht për Serbinë nuk ishte e këshillueshme për të ndërmarrë një hap të tillë pasi aplikimi për statusin kandidat kërkon nga vendi ecuri pozitive të marrëveshjes së ndërmjetme, e cila për momentin është e ngrirë me Serbinë dhe kjo marrëveshje është esenciale sipas Rehn. Vetëm më pas vendi ka të drejtë të aplikojë.

Për sa i takon liberalizimit të vizave komisioni Evropian vlerëson se Serbia duhet të plotësojë kushtet e përcaktuar në udhërrëfyes dhe më pas komisioni mund të diskutojë me 27 ministrat e brendshëm të vendeve anëtare për të parë mundësinë e përfshirjes së Serbisë në listën e bardhë shenjen.

Arta Tozaj: Të enjten komisionari evropian për zgjerimin Olli Rehn, do të vizitojë Serbinë gjatë qëndrimit 1 ditor atje Rehn do të takohet me p;parlamentar dhe zyrtar të lartë të qeverisë së Beogradit për të diskutuar mbi ecurinë e reformave si dhe mbi bashkëpunimin e autoriteteve vendase me gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Arta Tozaj TV Klan Bruksel.”/tv klan.al