Sergi Roberto do të largohet nga Barcelona, pjesë e të cilëve ishte prej plotë 18 vitesh.

Mbrojtësi i djathtë e nisi me të rinjtë në vitin 2006, ndërsa më pas kaloi tek ekipi i parë i katalanasve në vitin 2013.

Te Barcelona, Roberto mbajti për disa ndeshje edhe shiritin e kapitenit, ndërsa tani ka vendosur të largohet.

Lojtarit i përfundoi kontrata dhe për shkak të problemeve financiare, nuk arrit dot një marrëveshje për rinovimin dhe vijimin e bashkëpunimit.

Spanjolli pritet të vazhdojë karrierën në Serinë A italiane, aty ku Fiorentina ka shfaqur interes serioz dhe po tenton ta afrojë me çdo kusht.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Sergi Roberto, që për herë të parë do të provojë një aventura larg Barcelonës. /tvklan.al