Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur bombardimin e objektivave të Ushtrisë Siriane në përgjigje ndaj sulmit me armë kimike të forcave të Asadit ndaj qyteteve të kontrolluara nga forcat opozitare.

Pentagoni tha se 59 raketa Tomahawk u lëshuan nga anijet e marinës amerikane në Mesdhe.

Presidenti, Donald Trump tha se kishin goditur bazën ajrore, nga e cila qeveria siriane nisi sulmin e të martës, duke lënë të vdekur 6 ushtarakë dhe plagosur 7 të tjerë.

Rusia në krahun tjetër, e cila ka mbështetur qeverinë siriane, e dënoi sulmin amerikan ndaj Sirisë.

Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, e quaji bombardimin “një akt agresionit kundër një shteti sovran”.

Sulmi kundër bazës siriane nisi në orën 04:40 me orën siriane, dhe vjen vetëm pak ditë pasi dhjetëra persona, përfshirë fëmijë, humbën jetën pas një sulmi me armë kimike në qytetin e Idlibit.

Duke folur nga Florida, Trump e cilësoi Presidentin Assad si “diktator” që kishte “kryer një sulm të tmerrshëm kimi kundër njerëzve të pafajshëm.”

Izraeli është plotësisht dakord me ndërhyrjen ushtarake amerikane ndërsa për Turqinë, kombet e bashkuara duhet të mendojnë tani për vendosjen e zonës së ndalim fluturimit mbi Siri./tvklan.al