Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këto makineri transporti, 18 gjithsej, janë dhuratë për bazën e mbrojtjes civile nga ambasada dhe departamenti i mbrojtjes së SHBA-së. Kjo ndihmë kap shifrën e 210 mijë dollarëve dhe është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm dhe afat gjatë të NATO-s, për modernizimin e forcave të armatosura shqiptare. Vetë ambasadori Limpreht i shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm Pëllumb Qazimi, ishin të pranishëm në ceremoninë e dhënies së ndihmave.

Ambasadori Limpreht ka theksuar, se gjatë këtij ndihma e SHBA-së për ushtrinë shqiptare do të jetë mbi 12 milion dollarë, e cila përbën fondin më të madh vjetor që është akorduar për këto lloj ndihmash. Baza e mbrojtjes civile në Tiranë, ka si fushë veprimi të saj, misionet humanitare, si dhe ndihmën e popullsisë në raste fatkeqësish natyrore./tvklan.al