Shërbimet sekrete amerikane kanë shtuar prej disa javësh masat e sigurisë për Donald Trumpin, që pasi disa agjentë i kishin informuar se Irani po përgatiste një atentat për të vrarë ish-presidentin.

Zyrtarët në Uashington thanë se kanë gjetur asnjë lidhje deri më tani mes planit të Teheranit dhe atentatit që iu bë të shtunën në Pensilvani, kandidatit republikan, i cili mbeti i plagosur lehtë në vesh nga të shtënat me snajper të 20-vjeçarit Tomas Kruks. Gjithsesi, ky atentat ngre shumë dyshime se sa të efektshme janë masat e shtuara për sigurinë e Donald Trumpit.

Burime nga shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara thanë se plani iranian ishte më shumë një hakmarrje e Teheranit për vrasjen e vitit 2020 në Irak nga ushtria amerikane të Kasem Sulejmanit, komandantit të njësisë speciale Al Kuds të Gardës Revolucionare Iraniane.

Përfaqësia diplomatike iraniane në Kombet e Bashkuara mohoi kategorikisht këto akuza dhe i quajti ato “dashakeqe dhe të pa mbështetura në asnjë fakt”.

Shtabi elektoral i Donald Trumpit është njoftuar me kohë për këto kërcënime, megjithatë asnjë reagim nuk është bërë prej tij.

Tv Klan