Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ceremonia e përcjelljes së shefit të misionit të MAPE-s në Tiranë, kolonel Klod Mendos është zhvilluar sot paradite në ambientet e Ministrisë së Rendi Publik, në prani të Ministrit të Rendit Publik Ilir Gjoni. Kolonel Mendos, e ka marrë detyrën e shefit të misionit MAPE, në Shtator të vitit ’99. Në përfundimin e mandatit të tij është caktuar kolonel Govani Santoro.

Gjatë ceremonisë së përcjelljes Ministri i Rendit Publik Ilir Gjoni, ka falënderuar zotin Mendos për kontributin e tij e tij në reformën e policisë shqiptare. Ndërsa vetë kolonel Mendos, ka shprehur besimin se bashkëpunimi midis misionit MAPE dhe Ministrisë së Rendit Publik, do të thellohet në të ardhmen./tvklan.al