Të paktën 11 persona kanë humbur jetën  dhe më shumë se 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shembjes pjesërisht të një ure gjatë shirave të rrëmbyeshëm në Kinën veriperëndimore.

Ura mbi një lumë në provincën Shaanxi u shemb  për shkak të shirave të papritur dhe përmbytjeve.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur disa automjete që kanë rënë në lumë, ndërkohë që sipas autoriteteve po vazhdojnë përpjekjet. Në vendngjarje ndodhen  736 zjarrfikës, 18 varka dhe 32 drone.

Të premten, të paktën pesë persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në një pjesë tjetër të provincës.

Pjesë të mëdha të Kinës veriore dhe qendrore janë goditur që nga e marta nga shirat që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme.

Mot ekstrem ka patur  edhe në Evropë .Vala e të nxehtit në Evropën Juglindore ka vazhduar edhe këtë javë, me temperatura që herë pas here i kalojnë 40 gradë Celsius. Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre , Bullgaria po përjeton zjarre në disa zona të vendit.

Klan News