Në një demonstrim nga Lungomare në Vlorë, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu bëri të ditur se ato do të përdoren në zonat me trafik të lartë, qendrat urbane dhe zonat bregdetare gjatë gjithë seoznit, për të shkurtuar kohën e mbërritjes te pacienti.

Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë: Ajo që ne kemi sjellë risi këtë vit është siç e thamë edhe shtimi i numrit të qendrave sezonale verore në ato pika ku mendojmë dhe që presim të kemi fluks të shtuar të turistëve sikundër tjetër pastaj t’i përgjigjemi edhe me një staf të shtuar mjekësor, mjekë e infermierë.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj sqaroi pajisjet që do të kenë këto motoambulanca.

Skënder Brataj, drejtor i QKUM: Ambulancat janë të njëjtat me të njëjtat pajisje me të njëjtat aparatura, kuptohet edhe barrierat e reja, seti i traumës që çfarëdo lloj aksidenti të ndodhi mënyra e mobilizimit, mënyra e transportit, mënyra e mobilizimit barela tjetër e traumës. Në qoftë se ka më shumë së një aksident përdoret edhe kjo në mënyrë të menjëhershme, plus vetë barela, bllokues koke një atje dhe një rezervë.

Këtë vit është rritur edhe numri i autoambulancave për 34 qendrat shëndetësore verore, ndërsa në gatishmëri të plotë do të jenë edhe qendrat shëndetësore apo spitalet rajonale.

Klan News