Të gjithë mjekët që punojnë në shtet nuk do të lejohet ta ndjekin të njëjtin pacient edhe në privat. Ky vendim, i cili vjen pas skandalit tek Onkologjiku, tashmë ka marrë veprim ligjor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku u miratuan ndryshimet e ligjit për Urdhrin e Mjekut, ku të gjithë mjekët që punojnë në shtet dhe privat do të jenë të identifikueshëm përmes një regjistri elektronik.

Albana Koçiu: Në bërjen  publike dhe transparente të informacionit për të gjithë profesionistët e shëndetësisë që punojnë në strukturat publike sa i përket angazhimeve të tyre dhe private. Ndërkohë që ndryshim tjetër i rëndësishëm është pikërisht dhe miratimi i një regjistri publik i cili do të garantojë akoma më shumë transparencë për këdo profesionistë të shëndetësisë që punon në strukturat publike shëndetësore lidhur me punësimin e tij dhe privatisht.

Ndërsa shefat e shërbimit që punojnë në spitalet publikë e kanë të ndaluar të kenë klinika private.

Albana Koçiu: Drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe t’i drejtojnë ato klinika private dhe duke qenë titullarë njëkohësisht dhe në strukturat spitalore shtetërore dhe në strukturat e tyre private.

Në ndryshimet e ligjit të Urdhrit të Mjekut është miratuar edhe një tavan për orët e punës për bluzat e bardha që punojnë në sektorin publik dhe që mund të angazhohen dhe të punojnë privatisht. Për të gjithë punonjësit e shëndetësisë janë përcaktuar masa disiplinore në rastin kur konstatohen shkeljet ligjore.

Tv Klan