Lajme Arkiva 2003

Shërbimi hekurudhor në Shqipëri është në gjendje kaotike. Në të gjithë vendin shërbimi hekurudhor mbulohet nga 8 trena të cilët janë në gjendje të mjerueshme.

Këta trena janë vendosur në shërbim që prej më tepër se  15 vjetësh dhe vazhdojnë të jenë në qarkullim edhe sot, megjithëse pa xhama me kabina të shkatërruara dhe vagonë të ndryshkur nga kalimi i viteve.

 “Në punë kam mbi 15-16 vjet ne i mirëmbajmë, por megjithatë detyra jonë është e vazhdueshme. Me mundësitë tona ne kemi rezultate disi të kënaqshme”.

Por me gjithë këtë gjendje të mjerueshme nuk janë të pakët njerëzit që zgjedhin të jetojnë me tren dhe kjo për shkak të çmimit të arsyeshëm që ka bileta.

“Më ekonomike është, por kushtet e trenit, ngadalësia kushtet e krijuara thyerje xhamash, etj, të shqetësojnë një çik”.

Gazetarja: Udhëtoni shpesh me tren?

Qytetarja: Po udhëtoj.

Gazetarja: Si ju duken kushtet?

Qytetarja: Shumë keq.

Gazetarja: Po pse zgjidhni trenat?

Qytetarja: Zgjedhim trenat se jemi pensionist nuk na del leku./tvklan.al