Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit. Në këtë mënyrë numri i personelit të shëruar nga Covid-19 shkon në 36.

Mes të shëruarve janë drejtori i Urjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe doktori Andi Koraqi. Lajmin e mirë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga Covid-19”, shkruan ministrja.

Numri total i personave që janë shëruar në vendin tonë nga koronavirusi i ri është 248./tvklan.al