Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Mbyllet me sherr sesioni i punimeve të Kuvendit. Shkak është bërë zgjedhja e anëtarit të 7 të KQZ, i cili sipas kodit të ri elektoral i përket partive të vogla të spektrit të djathtë. Kandidaturat e paraqitura pikërisht nga këto parti, Lulzim Lelçaj e Klemend Zguri, kanë marrë në seancë pro votat e opozitës dhe kundër ato të mazhorancës socialiste.

Në këtë rast, kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi ka rrëzuar të dy kandidaturat, duke i cilësuar ato të pa votuara. Ky fakt ka shkaktuar zemërimin e deputetëve të djathtë, të cilët kanë tentuar të shpjegojnë në seancë, se kandidati i propozuar prej tyre, në çdo rast do të ketë më pak vota pro sesa kundër, pasi sipas tyre, ai nuk pse merr votat e socialistëve.

Megjithatë sesioni parlamentar është deklaruar i mbyllur nga kryetari Pëllumbi, duke mos ndryshuar kështu situatën reale të KQZ, institucion i cili prej muajsh operon me tre anëtarë pa mandat./tvklan.al