Ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli ka shkarkuar drejtues të këshillave mbikqyrës të 6 ndërmarrjeve publike. Vendimi u mor pasi këta drejtues penguan procesin e privatizimit të këtyre ndërmarrjeve.

Anastas Angjeli: “Duke qenë se në mënyrë të përsëritur u kemi kërkuar që të plotësojnë të gjitha kushtet e përcaktuara në ligj për përgatitjen dhe përfundimin e procesit të privatizimit dhe nga disa prej tyre, pikërisht prej 6 ndërmarrjeve, nuk janë realizuar detyrat dhe objektivat në përputhje me ligjin vendosa shkarkimin e këshillave mbikqyrës të drejtimit të tyre dhe në mënyrë urgjente do të emërojmë këshillat e rinj mbikqyrës me qëllim që procesi i privatizimit, ky moment kaq i rëndësishëm për ekonominë tonë të mos pengohet asnjë çast.”

Aktualisht po propozohen drejtues të rinj për këshillat mbikqyrës të 6 ndërmarrjeve që ndodhen në Tiranë dhe në Durrës. /tvklan.al