Shkëlzen Maliqi, drejtori i qendrës studimore “Gani Bobi”, analizon  rezultatet e sondazhit të publikuara vetëm një ditë më parë. Në sondazhin e kryer në muajin dhjetor të vitit 2008 u përfshinë 747 persona, të cilet në rreth 49% të tyre votuan Partinë Demokratike si forcë të parë, menjëherë më pas renditej Partia Socialiste me rreth 37% të votave. Shifra e personave të përfshirë në sondazh në pamje të parë duket simbolike, por në sondazhe të kësaj natyre më shumë se numri duket se vlen kampioni i shtetasve të përzgjedhur.  

Shkëlzen Maliqi:5 mijë anketa sigurisht që është më mirë, po nëse nuk i përzgjidhni ato, sistemin e përzgjedhjes të kampionit nuk e keni të mirë edhe 5 mijë anketa nuk mjaftojnë, dmth numri nuk është me rëndësi. 5 mijë anketa nëse dilni në rrugë edhe i anketoni ata që i takoni është gabim, dmth puna e mostrës ose kampionit reprezentativ është ashtu që i përzgjedhin në tërësinë e Shqipërisë, pikat që duhet të jenë ashtu si të them duhet të jenë reprezentative për opinionet.”

Si çdo sondazh  publikuar në prag zgjedhjesh edhe ai i qendrës “Gani Bobi”do të reflektonte skepticizëm. Një nga rezultatet që ngjalli jo pak reagim ishte se perona të përfshirë në sondazh, votuan në shumicë partinë Demokratike si forcë të parë, po kur u pyetën se kush do të ishte kryeministri  më i mirë, identifikuan kryetarin Partisë Socialiste Edi Rama, Maliqi analizon edhe këtë moment.

Shkëlzen Maliqi:Me pyetjen për kryeministër janë deklaruar më pak vota, 36%-37% kështu ishte, aty nuk ishte dallim i madh edhe dmth kur votohet për partinë është një lloj deklarimi bllok aty ka jo vetëm votues të PD-së po edhe ata që kanë hyrë në koalicion të djathtë. Shpesh më shumë në këto hulumtimet kualitative neve u hasëm më mendime të njerëzve që thonë jemi lodh prej këtyre liderëve edhe prej Nanos edhe prej Sali Berishës, edhe prej Edi Ramës njëfarë dore edhe ndoshta kërkohet edhe një tip i ri i udhëheqësit.”

Sondazhi ishte gati vdekjeprurës për partitë e vogla, shumë prej tyre nuk kalojnë as pragun ligjor prej 2.5%, përjashtuar këtu Lëvizjen Socialiste për Integrim që shkon deri në nivelin e 7% po G99 me rreth 3%. Maliqi thotë se kjo në fakt është një prirje e hershme e votuesve shqiptarë, që zgjedhin në shumicë vetëm partitë e mëdha.

Shkëlzen Maliqi:Ishte një tendencë zhvlerësimi ose të çmimit të këtyre partive të vogla, njerëzit janë lodh prej tyre. Ato nuk po premtojnë shumë, ose nuk po kanë sukses dhe më shumë janë të orientuar në këtë binomin PD-PS ose do të preferonin që këto parti të vogla më në fund të shkrihen ose të bëhen pjesë e subjekteve të mëdha.”

Me një eksperiencë të jashtëzakonshëm dhe i kontraktuar nga kompania amerikane Penshouberlend “Gani Bobi” ka publikuar Exit Polle të cilat kanë qenë shumë pranë shifrave zyrtare me një marzh gabimi që luhatet nga 2 deri në 4%. Rasti i zgjedhjeve parlamentare të korrikut 2005.

Shkëlzen Maliqi:Në Eixt Pollin që e kemi organizuar me tv Klanin në 2005 këtu, ne atëherë nuk kemi guxu me i publiku rezultatet për krejt Shqipërinë madje shihej tendenca se po fiton e djathta dhe PD-ja, por i publikuam vetëm për Tiranën dhe për Durrësin dhe ato dmth 95% kanë qenë pak a shuam të sakta. Komentet kanë qenë shumë të ashpra se po manipulohet vota, p-or kur nisën me dalë rezultatet e KQZ-së ato ishin shuam të përputhshme me ato që neve i kemi parashikuar.”

Shumë shpejt “Gani Bobi” do të publikojë një tjetër sondazh duke ofruar orientimin e publikut shqiptar ndërkohë që i afrohemi zonës së nxehtë kur dhe do të mbahen zgjedhjet e radhës parlamentare./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi

Operator: Enver Sherifi