Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj monedhës së përbashkët europiane, paundit britanik dhe frangës zvicerane, në një kohë që tregjet financiare janë fokusuar në të dhënat mbi tregun e punës për muajin Qershor që do të publikohen sot në SHBA.

Në orët europiane të shkëmbimeve monedha euro, u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.2 dollarë. Ditët e fundit raporti euro-dollar është luhatur në një zonë mjaft të ngushtë shkëmbimi. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare nuk shënohen lëvizje të ndjeshme në raportet e shkëmbimit ndërmjet lekut dhe dy monedhave kryesore, euros dhe dollarit amerikan.

Duket se në treg është krijuar një lloj stabiliteti, duke pasur parasysh dhe qëndrueshmërinë e raportit euro-dollar ditët e fundit në tregjet ndërkombëtare./tvklan.al