Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Furgonët interurbanë në Elbasan janë bllokuar sërish duke penguar kështu dhe qarkullimin e udhëtarëve. Në bazë të një vendimi të Ministrisë së Transporteve për këtë qytet nuk duhet të jepen më shumë se 126 licenca, por në fillim të vitit bashkia ka licencuar 220 furgonë dhe pronarët e automjeteve kanë paguar detyrimet.

Pas kësaj, në bazë të urdhrit të Ministrisë së Transportit, drejtoria e kontrollit të automjeteve ka refuzuar të bëjë kolaudimin e tyre duke bllokuar kështu dhe licencat e dhëna.

Shoferi: “Në qoftë se neve iu kemi përgjigjur shtetit ditë më ditë me pagesat tona siç i ka kërkuar në bazë të ligjeve, ai s’po na përgjigjet neve. Vijmë, dalim për të punuar, ai thotë, ndal mos puno”.

Për këtë, drejtues të sindikatës së transportit kanë takuar dhe kryetarin e bashkisë së Elbasanit. Në një takim të mbajtur në këtë bashki, kryetari Ardian Turku u ka dhënë të drejtë pronarëve të furgonëve, por problemi i tyre nuk është zgjidhur ende./tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj