Shoqata e avokatëve, ajo e prokurorëve, noterë dhe përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nënshkruan një rezolutë të përbashkët me anën e së cilës i kërkojnë kuvendit të marrë në konsideratë shqetësimet e tyre lidhur me shtatë projektligjet e sistemit të drejtësisë.

Apeli drejtuar qeverisë për tërheqjen e këtyre projektligjeve erdhi dhe nga drejtori i Euralius gjatë një takimi të zhvilluar nga Transparence International.

Ky i fundit iu referua deklaratës së një dite më parë të kreut të shtetit në Peshkopi për të ruajtur pavarësinë e institucionit të drejtësisë.

Roland Miklau: ”Kam dëgjuar që presidenti i republikës së Shqipërisë është shprehur dje se ligji nuk është një çështje e njëanshme. Unë mendoj se presidenti ka shumë të drejtë sepse ligjet dhe draftet ligjore në demokraci duhet të jenë çështje multilaterale dhe një proces multilateral”.

Të mbledhur në një seancë dëgjimore të organizuar nga Transparence International përfaqësues të avokatëve dhe prokurorëve u shprehën se dy projektligjet e asistuara nga Euralius, ai i administratës së gjyqësorit dhe prokurorisë rrënojë frymën e reformës në drejtësi.

Manjola Bejleri: “Nuk mundet dhe nuk duhet të lejohet që të përdoret administrata e gjyqësorit për të realizuar shërbime në funksion të qëllimeve të ekzekutivit apo legjislativit jashtë kompetencave e detyrave të saj ligjore”.

Shkëlqim Hajdari: “Në kuadrin e transparencës numri i anëtarëve të këshillit të prokurorisë të jetë më i madh sesa parashikohet në projektligj, por këshilli të ruajë statusin e tij si organ këshillimor dhe sugjerues i prokurorit të përgjithshëm”.

Virgjil Karaja: “Evropa demokratike, legjislacioni demokratik nuk e pranon emrin ministër dhe ligj dhe kur e kemi futur neve në ligj ministrin që kujdeset për avokatinë kemi hequr…në Strasburg se avokati francez, presidenti i avokatëve të paligjshëm nuk e pranon”./tvklan.al