Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Viktor Doda shikon si prioritet plotësimin me matësa të konsumatorëve shkodranë, ndërkohë që projekti i parapagimit të energjisë me kartë, sipas Dodës, kërkon investime të shumta.

Viktor Doda: “Për zonat problematike, që nuk paguajnë, mund të mendohet që të bëhen pilotime të tilla, projekte pilot dhe është hedhur një ide për Shkodrën që të kemi matje me kartë. Sigurisht që kjo do investime, do përmirësime në rrjetin e shpërndarjes, do normalizim të parametrave të tensionit dhe do pastaj të gjitha pajisjet që nevojiten për këtë punë.”

Ministri i Energjitikës, së bashku me ekspertë të fushës së energjisë, parashtruan në një konferencë në Velipojë projektet e reja mbi përdorimin e energjisë alternative, si panelet diellore, sidomos në fushën e hotelerisë.

“Ndihmon në sistemin elektro-energjitik, zëvendëson pjesën që do të përdoret në bolierat elektrikë, që tashmë është me panele diellore dhe do të ketë më shumë energji për ta përdorur për qëllime të tjera.”

Ekspertët prezantuan dhe një ligj të ri që pritet të ndihmojë në përdorimin e energjisë alternative me kosto më të ulët. /tvklan.al