“Shqipëria e Madhe”, ky togfjalësh i thjeshtë është padyshim më i komentuari dhe i përmenduri sa herë që flitet për shqiptarët në Ballkan.

Që prej më shumë se 100 vjetësh komentet mbi të, kontestimet, thirrjet më shumë se sa shqiptarët kanë pasur protagonistë fqinjët tanë. I përmendur herë me frikë e herë nën zë, ky togfjalësh ka vuajtur shumë nga mosnjohja.

Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Menduh Thaci, Albin Kurti, Valentina Duka, Paskal Milo, Artur Zheji, Aurel Plasari.

“Katër vilajetet shqiptare të kohës Osmane me të cilën rilindësit shqiptarë përgatitën platformën kombëtare dhe që kërkonin krijimin e shtetit shqiptar, nuk përbënin Shqipërinë e madhe, por Shqipërinë etnike. Kjo do të thotë se në ato vilajete jetonin ose me shumicë shqiptarët ose  totalisht shqiptarët. Ishin vilajete shqiptare me një masë prej 83%. Mendoj se termi Shqipëri e madhe ka lindur nga propaganda politike në Ballkan dhe Evropiane në konferencën e ambasadorëve”, tha Duka./tvklan.al

Të ftuar: Menduh Thaci, Albin Kurti, Valentina Duka, Paskal Milo, Artur Zheji, Aurel Plasari.