Kuqezinjtë kanë fituar dje ndaj Lihtenshteinit, por me mendjen te Suedia. Sfida ndaj skuadrës modeste përveç rezultatit 2-0 në favorin tonë shfaqi dhe defekte veçanërisht në mbrojtje. I pakënaqur nga loja e ekipi ka qenë dhe trajneri i kombëtares Arie Haan.

Arie Haan: “Duke qenë se kemi zhvilluar stërvitje të kufizuara, ishte tepër e vështirë të vija në jetë ato që kisha menduar, me disa gjëra jam i kënaqur, por në tërësi jam i zhgënjyer, sepse pjesa dërrmuese e futbollistëve kërkojnë të mbajnë më tepër topin se ç’duhet. Aksionet më të mira në futbollin e sotëm janë ato ku topi luhet shpejt dhe pa driblime të shpeshta.

Altin Lala: “Suedia do jetë një lojë krejt ndryshe, është një skuadër shuam fizike, ka dhe lojtarë me më tepër cilësi. Duhet të përdorim edhe kundra sulmin edhe pasin e shkurtër.”

Ervin Skela: “Po në qoftë se neve do të kalojmë kaq shpejt edhe kundër Suedisë dhe me 2 rastet që kishim në pjesën e parë ose me shuam raste të krijuara i shënuam menjëherë dy golat edhe Suedia është dmth e thyeshme, por kundër Suedisë besoj se neve do luajmë krejt ndryshe.”

Sfida me Suedinë e cila do të luhet më 6 shtator në Tiranë është edhe e para për Shqipërinë në kualifikueset e Kupës së Botës 2010./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku