Shqipëria humbi një gjeni të letrave shqipe, dhe sot qielli letrar siç e quan studiuesi Behar Gjoka, ka mbetur pa një tjetër yll.

Por në një rast të tillë, ashtu siç koha ka mësuar edhe në humbje të penave të ndritura, lipset që veprat e lënë mos ndalojnë kurrë së ristuduari, madje në një kontekst tjetër, tashmë në një kohë kur shkrimtari nuk është më në të gjallë.

Behar Gjoka: Është çasti që tashmë me Kadarenë, paprania fizike, na krijon mundësinë që praninë e teksteve, ne ta rikonsiderojmë, ta rilexojmë. Në momentin që ndërpritet jeta fizike, fillon gjykimi, analiza, qasja me një sy tjetër e veprës letrare.

Kontributet në letërsi janë të shumta, e veçanërisht në prozë, dhe nga sot e tutje duhet parë se si do të ridimesionohet vepra e një shkrimtari të madh.

Behar Gjoka: Do të duhet të çlirohemi sadopak nga ankthi i një keqkuptimi që na ndjek dhe i ndjek fatet e shqiptarëve. Ai luajti me diktaturën si macja me miun. Kadareja mbeti me veprën e tij.

Ismail Kadare, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një arresti karidak, duke lënë pas një trashëgimi të pasur.

Tv Klan