Për 1 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, dollia e urimit është ngritur edhe në Tiranë. Krerët e lartë të shtetit e qeverisë, kryeministri Berisha e presidenti Topi, anëtarë të kabinetit ekzekutiv e përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë kanë trokitur gotat në një pritje organizuar për 1 vjetorin e realizimit të ëndrrës së lirisë për Kosovën.

Bamir Topi:Shqipëria do të mbështesë integrimin e Kosovës, sepse beson në të ardhmen e saj. Ne mendojmë se ajo ndihmon zhvillimin dhe sigurinë në rajon, ne kemi besimin se ajo kontribuon paqes, vlerave dhe parimeve universale. Ne kemi bindjen se Kosova e pavarur, demokratike dhe sovrane do të bëhet shtet i barabartë mes të barabartëve.”

John Withers:Ne duhet ta konsiderojmë veten me fat që jetojmë në një epokë kur dritat e lirisë në mbarë Evropën po rindizen përsëri dhe dritat më të reja dhe që shkëlqejnë më fort është republika e Kosovës.”

Gazmend Pulaj:Në një Kosovë të pavarur ka hapësirë dhe mundësi për të gjithë, e ardhmja jonë qëndron qartë në rrugën e integrimeve evropiane dhe ne jemi të përcaktuar fuqishëm për të ndjekur këtë rrugë.”

Pavarësia e Kosovës tani bën që aspirata e saj të radhitet krah vendeve të Ballkanit që po punojnë për t’u bërë sa më shpejt pjesë e familjes evropiane./tvklan.al

Gazetare: Xhumelina Dervishi