Shqiptarët janë konsumatorët më të mëdhenj të barnave në Evropë. Kjo pohohet edhe nga drejtori i qendrës kombëtare të kontrollit të barnave Besnik Jaka, i cili dekori se vetëm gjatë vitit të kaluar janë hedhur në treg 42 milion paketime. Ndërsa ngriti si problem marrjen e këtyre barnave pa kontroll mjekësor.

Besnik Jaka: “Ka një tendencë të popullsisë për të përdorur barna për të marrë barna dhe pa recetën e mjekut, por ka dhe një abuzim nga ana tjetër e farmacistëve për të dhënë barna që nuk lejohen për tu dhënë pa recetën e mjekut. Ne kemi pasur raste kur kemi kapur dhe penalizuar farmaci për dhënie të barnave që nuk lejohen për tu dhënë pa recetën e mjekut.”

Nga ana tjetër këshilltari i ministres së Shëndetësisë Elvis Kena ngre si shqetësim varfërinë e tregu farmaceutik shqiptar si dhe qarkullimin e barnave që vendet e BE-së nuk i përdorin më.

Elvis Kena: “… në tregun evropian nuk përdoret më për njerëzit në përdorim vetëm për fushën veterinare. Tregu jonë farmaceutik ka të regjistruar rreth 1900-2000 barna nga këto aktive do të jenë shumë më pak.”

Pikërisht për të diskutuar në lidhje me përmirësimin e këtij sistemi u mbajt edhe konferenca e parë farmaceutike, gjatë të cilës Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo kërkoi reformimin e sektorit farmaceutik shqiptar me modelet evropiane. 

Anila Godo: “Do të ishte e mangët, do të ishte pa sens e pa kuptimtë dhe pa asnjë impakt pozitiv në praktikë nëse ne do të drejtonim vëmendjen vetëm në hartimin e strategjive të mëdha terapeutike për patologji të ndryshme në unifikimin në rang nacional edhe evropian të këtyre strategjive terapeutike. Nëse jo, paralelisht nuk do të punonim për reformimin dhe unifikimin, për afrimin e modelit tonë farmaceutik me modelet evropiane.”

Konferenca farmaceutike u organizua nga ministra e Shëndetësisë dhe Instituti i Kujdesit Shëndetësor për të evidentuar problemet dhe hapat e mëtejshëm ku duhet të orientohet ky sistem./tvklan.al