Shqiptarët po blenë gjithnjë e më shumë makina të prodhimeve të fundit.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i autoveturave të regjistruara në vitin 2023, me vit prodhimi 2011-2023 ka pësuar rritjen me të madhe me 40,0 %, duke shkuar në rreth 111 mijë. Gjithsesi nga totali i automjeteve që qarkullojnë në vendin tonë vetëm 12.8 për qind e tyre konsiderohen makina të reja.

Ndërkohe që grupi i makinave me vit prodhimi 2000-2010 është rritur me vetëm 7,1 %. Megjithatë ende shumica e mjeteve në vend i përkasin këtyre viteve prodhimi. Në vitin 2023, numri gjithsej i mjeteve rrugore shkoi kështu në 868 mijë, 71 mijë më shumë sesa në vitin 2022.

Tirana, Durrësi dhe Fieri rezultojnë qarqet me numrin më të lartë të mjeteve rrugore, ndërsa Gjirokastra dhe Kukësi me numrin më të ulët. Referuar të dhënave sipas llojit të kambios, vihet re se peshën më të madhe e zënë mjetet rrugore me kambio manuale me 61,9 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Ndërsa lënda djegëse që mbizotëron është nafta, pasuar nga autoveturat me benzinë. Ajo që bie në sy është shtimi i makinave elektrike me 132% rritje në krahasim me vitin 2022.

Tv Klan