Aktorja e “Boy Meets World”, Trina McGee është në pritje të fëmijës së katërt në moshën 54-vjeçare.

Ish-ylli i serialit surprizoi ndjekësit me lajmin e shtatzënisë të publikuar në Instagram ditën e hënë. “Jam shtatzënë në moshën delikate 54-vjeçare. Ju lutemi, na bekoni me lutjet tuaja që të vijë në jetë  shëndoshë e mirë”. 

Mc Gee shtoi se po mendon “të tërhiqet nga rrjetet sociale për pak kohë”.

Mes urimeve të shumta, shumë komentues shfaqën habi për moshën e saj. “54 vjeçe? Urime për bebin, por si qenke 54?”, shprehen disa pa mundur ta besojnë pamjen e saj rinore.

McGee ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Courtland Davis dhe një tjetër nga një lidhje e shkuar. Ajo është e martuar prej 16 vitesh me aktorin dhe producentin Marcello Thedford, me të cilin u njoh në vitin 1996 në Romë gjatë xhirimeve të filmit “Daylight”./tvklan.al