Kourtney Kardashian ka folur për herë të parë për “traumën” e ndërhyrjes te fetusi.

Vajza e madhe e familjes Kardashian-Jenner u rrëfye në premierën e sezonit të pestë të ‘reality show’-t të familjes në të cilin ajo ka xhiruar kur ishte në javën e 31-të të shtatzënisë.

Kishim planifikuar një eko në shtëpi që të gjithë fëmijët të mund të shihnin bebin”, tha Kourtney duke theksuar se Travis Barker ishte “gati për t’u nisur për turne” me bandën e tij, Blink-182.

Kur një mjek i specializuar bëri ekon, “sytë i zunë diçka” dhe kuptoi se shtatzënia kishte probleme. “Ai donte që të vizitohesha te disa specialistë. Duhet t’i nënshtrohesha ndërhyrjes në fetus ku ata operojnë beben, që ishte e tmerrshme”.

“Thashë kush do të më çojë sepse ata thanë që s’mund të haja ose pija dhe dikush duhet t’i jepte makinës kështu që më mori mami dhe më pas Travis u kthye në shtëpi”. Kujtojmë që banda njoftoi në X se bateristi duhej të largohej “për një çështje familjare” çka do të shtynte disa shfaqje.

Kourtney shtoi se  pjesa më e tmerrshme ishte që Barker s’mësonte dot asgjë për ndërhyrjen sepse interneti në avion nuk funksiononte. “Kur ai mbërriti, unë e kisha bërë operacionin sepse duhej të kryhej menjëherë. Mami më çoi në spital dhe sapo Travis mbërriti, erdhi menjëherë pranë meje dhe fjeti në spital me mua”.

Mjeku i është shprehur se e gjitha ishte një “përvojë shumë traumatike” dhe i ka  shpjeguar se “nuk lidhet aspak me moshën”. “Është diçka shumë e rrallë”, u shpreh 45-vjeçarja së cilës iu desh të qëndronte në regjim shtrati për pjesën e mbetur të shtatzënisë.

Ka një vrimë në qesen amniotike ku ata ndërhynë kështu që s’mund t’i jap makinës. Nuk mund të rri në këmbë më shumë se 20 minuta. Nuk po dal nga shtëpia”, shpjegon Kourtney e cila sot fatmirësisht e ka djalin e saj në krahë, shëndoshë e mirë./tvklan.al