Qytetit të Elbasanit i janë shtuar orët e errësirës. Çdo filial elektrik i Elbasanit nuk është treguar korrekt me banorët e kësaj zone, të cilët paguajn gati 100% energjinë e faturuar. Në disa qytete të prefekturës kufizimet arrijnë 4 deri në 6 orë në ditë, ndërësa në fshatra 8-12 orë.

Veç pakënaqësisë te popullsia e këtyre zonave, kufizimet po i shkaktojnë dëme të konsiderueshme biznesit të vogël dhe të mesëm në të cilin janë punësuar rreth 20 mijë njerëz. Një gjë e tillë të paktën nuk ndodh me prodhuesit e mëdhenj industrial, pasi shteti i friksohet kontratave qe ka lidhur me ta, por me popullsinë dhe me banorët që e paguajn energjinë po ndodh ndryshe.

Me këtë që po ndodh në qytetin e Elbasanit duket se korporata po e çon dëm edhe punën e lavdërueshme të filialit elektrik të Elbasanit, i cili e rendit këtë zonë në vëndin e parë në republikë për sa i takon korrektësisë së pagimit. Aktualisht Elbasani furnizohet me rreth 1 milionë kW/orë energji, ndërkohë që i nevoiten edhe 400 mijë kW të tjera./tvklan.al