Gjimnastika artistike gjithnjë e nën dominimin e Simone Biles. Amerikania konfirmoi se është padyshim numri një i kësaj disipline për të rrëmbyer për herë të gjashtë medaljen e artë olimpike. 27-vjeçarja ishte e jashtëzakonshme në të gjitha kategoritë e garës për të dhuruar një performancë solide.

Ajo ekzekutoi gjithçka në perfeksion për të siguruar medaljen e artë me një total prej 59.131 pikësh, vetëm 1.199 pikë përpara rivales së saj braziliane. 

Biles fitoi medaljen e saj të dytë të artë në Lojërat e Parisit dhe titullin e saj të dytë Olimpik të gjithanshëm pasi fitoi gjithashtu garën individuale në Rio në vitin 2016. Gjithashtu, 27-vjeçarja ishte pjesë e kombëtares amerikane që rrëmbeu medaljen e artë ekipore.

Biles dërgon në 9 numrin e medaljeve olimpike, për një total prej 39 të tillave midis Olimpiadës dhe Botërorit.

Rebeca Andrade fitoi argjend të dytë radhazi në garën ku çdo gjimnast duhet të tregojë aftësitë e tyre në katër kategori. Shoqja e skuadrës së Biles, Sunisa Lee, kampionia e Tokios në të gjitha disiplinat e gjimnastikës, fitoi medaljen e bronztë me 56.465 pikë.

Klan News