Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të shoqërohet me protesta masive nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Kryetari Gëzim Kalaja ka deklaruar se këto protesta do të nisin shumë shpejt në Shkodër, e më pas në Tiranë dhe qytete të tjera.

Gëzim Kalaja:- “Gjykojë që brenda harkut kohor prej 10 ditësh, do të kenë marrë vendimet përkatëse, për fillimin e protestave, nëse qeveria nuk ka marrë masa për kalimin e krizës energjetike të Shkodrës dhe për probleme të tjera social-ekonomike për qytetin e Shkodrës”.

Sipas BSPSH, liberalizimi i çmimit të energjisë elektrike, duhet patjetër të shoqërohet, me kompensimin për shtresat e varfra të popullsisë. Bashkimi i Sindikatave ka kërkuar menjëherë angazhimin e qeverisë për këtë problem. Sipas sindikalistëve, statistikat e mjaft raporteve të institucioneve deklarojnë se 70% e popullsisë në vend, jeton në prag të varfërisë së plotë./tvklan.al