Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i parlamentit të bashkimit Serbi-Mal i Zi, Dragoliuv Miçunoviç është shprehur, se mbledhja e ardhshme e këtij Kuvendi do t’i kushtohet Kosovës. Në të do të shqyrtohet dokumenti mbi Kosovën që do të dalë nga deklarata e miratuar ditë më parë në parlamentin serb.

Deklaratën në fjalë shefi i UMNIK-ut Harri Holker, e ka quajtur të parëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Holker saktësoi se statusi i saj do të vendoset vetëm nga Këshilli i Sigurimit të OKB, dhe nga askush tjetër. Javën e ardhshme administratori i ri i Kosovës, do të fillojë një turne për konsultime, fillimisht në Moskë, ku do të takohet me anëtarët e grupit të kontaktit dhe më pas në Bruksel.

Vetëm pas këtyre kontakteve Holker do të jetë në gjendje të tregojë, se kur mund të jenë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit./tvklan.al