Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Skandal me ndihmat humanitare të ardhura nga Komuniteti Europian për refugjatët kosovarë. Drama e madhe bëri të shtohen numri i vendeve që dërgonin gjithçka të mbledhur në Shqipërinë jo fort të pasur e të pa përgatitur për fluks refugjatësh.

Në shtypin Italian është shkruajtur dhe folur që kontenierët e mbushur me ndihma për kosovarët, kanë përfunduar në tregjet shqiptare. Pas largimit të kosovarëve të cilët çdogjë e merrnin me rracion, shumë ndihma mbetën nëpër magazinat që tashmë pushtojnë tregjet e vendit. Por nuk janë vetëm këto që shiten edhe ato që vijnë enkas dhuratë për shqiptarët rrallë përfundojnë aty ku duhet.

92 maune me pjeshkë, ndihmë e Ministrisë së Bujqësisë Greke e destinuar për shpërndarje falas në repartet ushtarake, kanë përfunduar të prishura në vendet e parkimit. Në ndryshim nga mikëpritja e kësaj ndihme me frutin pjeshkë të Korçës. Kontigjenti i ardhur për shkak të vështirësive doganore dhe të mos organizimit të mirë mbetet i kalbur nëpër maune. Ky është njëri nga rastet që tregon se jo të gjitha ndihmat apo dhuratat përfundojnë në destinacionin e duhur./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti