Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një ditë pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD për heqjen e përfaqësimit të kësaj partie në delegacionet ndërkombëtare për Pollon, Vejsiun, Demin e Xhaferrin ka reaguar Kryeparlamentari Skënder Gjinushi, duke ju referuar nenit 29 të rregullores të Kuvendit.

Gjinushi është në pritje të listës zyrtare të grupit parlamentar demokrat dhe nuk do të pranojë emrat e propozuar nga Këshilli Kombëtar i PD, për Topallin, Banon, Arbnorin e Murrizin në vend të Pollos, Demit, Xhaferrit e Vejsiut.

Skënder Gjinushi, Kryetar i Parlamentit:- “Kuvendi i Shqipërisë funksionon në bazë të rregullores vet e cila mbështetet mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe nuk funksionon në bazë të urdhrave apo vendimeve që marrin institucione të caktuara, institucione të caktuara të partive politike. Ne kemi dy lloj delegacionesh. Kemi delegacionet e përhershme që janë votuar në Kuvend dhe nuk parashikohen shkarkime. Unë s’kam dëgjuar të shkarkohesh nga delegacioni as në Këshill të Evropës as kurkund. Ndryshime mund të ndodhin si rezultat dorëheqjesh, mund të ndodhin si rezultat lëvizjesh apo preferencash të vetë deputëteve ose dhe partive kur ka mirkuptim, të grupeve parlamentare kur ka mirkuptim”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame