Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Skënder Gjinushi, kryetar i PSD:- “Një inisiativë positive në këtë drjetim është edhe krijimi i qeversë së re, qeverisë së kryesuar nga zoti Thaçi. Qeveri që ka dalë nga marrëveshja e Rambujesë, midis tre grupimeve kryesore politike dhe forcat kryesore të kuvendit të shqipërisë, grupet parlamentare e mbështesin këtë qeveri. Ndërkohë kërkojmë që ti jepet mbështetje e plotë atyre që ndodhen në situatën më të vështirë që janq populli i Kosovës i mbetur në Kosovë dhe që është i rrethuar nga forcat ofensive serbe, të cilët kanë nevoj për ushqim, kanë nevojë për armë dhe mbështetje e UÇK-së tani është mëse e legjitimuar sepse bëhet fjalë për të mbrojtur një popull në mbijetesë, për të mbrojtur egzistencën e vetë dhe për tju kundërvënë një genocidi nga më të turpshimit që është parë pas luftës së dytë botërore./tvklan.al