Zvicra nuk i kishte bërë mirë llogaritë dhe ndaj Skocisë e pati të vështirë. Ndeshja e luajtur në Këln përfundoi 1-1. Skuadra skoceze gjeti shumë shpejt golin e avantazhit. Goditja e McTominay përfundoi në rrjetë pas devijimit të Schar.

Rikuperimi erdhi shumë shpejt, në mesin e pjesës së dytë nga Xherdan Shaqiri që krijoi një goditje që solli golin.

Pjesa e dytë ishte mjaft e luftuar mes të dyja skuadrave. Minutat e fundit të ndeshjes ishin emocionuese teksa Zvicra rriti ritmin, por tensioni për të fituar ndikoi në pasaktësinë e përfundimit të aksioneve.

Nga ana tjetër edhe skocezët nuk qëndruan në pritje por një përpjekje për të shënuar u ndal nga shtylla.

Tashmë Zvicra është në vendin e dytë me katër pikë pas Gjermanisë që ka 6.

Skuadra e Nagelsman fitoi 2-0 ndaj Hungarisë.

Edhe Skocia ka shpresa për kualifikim nëse fiton ndeshjen e fundit me Hungarinë.

Tv Klan