Dikur raportuesja për Shqipërinë në Bruksel, Tanja Fajon ka ardhur sot në cilësinë e ministres së Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Fajon u prit në një takim dhe më pas dolën në konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj Igli Hasani.

Hasani vlerësoi kontributin e saj personal dhe atë të vendit të saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Fajon lajmëron se Sllovenia shumë shpejt do të hapë një konsullatë në Durrës.

Tv Klan